Wayne Rooney ka kompletuar transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nënshkruar për DC United.
Sulmuesi është larguar nga Goodison Park për një çmim që ende mbetet i pazbuluar dhe ka nënshkruar një kontratë për tri vite e gjysmë me klubin kryeqytetas të Amerikës, transmeton Transferimet.net.
“Transferimi në Amerikë dhe MLS përmbush një tjetër ambicie të karrierës për mua,” është shprehur Rooney.
“Jam i etur për të qenë i suksesshëm këtu dhe do të jap 100% për D.C – siç kam bërë për çdo ekip tjetër ku kam luajtur.”
Ai do të bartë numrin 9 në fanellë.
#NoWayneNoGain pic.twitter.com/HfbLmCsBOq
— D.C. United (@dcunited) June 28, 2018