ZYRTARE: Robinho prezantohet te skuadra e re, firmos deri në vitin 2020

180
SHARE

Pasi u zyrtarizua si lojtar i Istanbul Basaksehir në ditët e fundit të vitit 2018, Robinho sot është prezantuar te klubi turk.

Braziliani ka zgjedhur numrin 70 në fanellë dhe ka nënshkruar kontratë që do të zgjasë deri në qershorin e vitit 2020. Kostoja e transferimit nuk është zbuluar, transmeton Transferimet.net.

“Arsyeja më e madhe që erdha këtu është dëshira ime për t’u bërë kampion. Bashkëlojtarët dhe stafi më kanë mirëpritur. Skuadra tashmë ka disa lojtarë të mrekullueshëm. Jam i lumtur që iu bashkova kësaj familjeje.” ka thënë Robinho për uebsajtin zyrtar të klubit, që është lidere aktuale në kampionatin turk.