ZYRTARE: Real Madrid nënshkruan me yllin spanjoll për 40 milionë euro

840
SHARE

Real Madrid ka transferuar reprezentuesin spanjoll Alvaro Odriozola për çmimin 40 milionë euro nga Real Sociedad, ka njoftuar klubi bask.

22 vjeçari ka bërë 50 paraqitje në La Liga për Sociedad dhe ka impresionuar duke u bërë pjesë e skuadrës së Spanjës për Botëror, transmeton Transferimet.net.

Odriozola ka nënshkruar një kontratë gjashtë-vjeçare me kampionët evropian pasi ata aktivizuan klauzolën e tij.