AS Monaco ka kompletuar transferimin e mesfushorit Pele nga skuadra portugeze Rio Ave për shumën 5 milionë euro.
26 vjeçari besohet se është zëvendësues i mesfushorit brazilian Fabinho, i cili u shit te Liverpool këtë verë, transmeton Transferimet.net.
Pele bëhet blerja e katërt verore e Monacos, pas transferimit 20 milionë euro të Willem Geubbels nga Lyon, si dhe investimeve në talentët si Robert Navarro dhe Jonathan Panzo nga Barcelona dhe Chelsea respektivisht.
https://twitter.com/AS_Monaco_EN/status/1015338265619173376