ZYRTARE: FIFA e ndëshkon klubin nga Serie A me dy vite mos transferime

1218
SHARE

FIFA ia ndalon të drejtën e transferimeve për dy vite Spezias.

Skuadra italiane Spezia po has në probleme.

FIFA i ka shqiptuar gjobë skuadrës së Spezias për katër afatet kalimtare të transferimeve, shkruan lajmi.net.

Shqiptimi i gjobës do të jetë efektiv nga janari i vitit 2022 e tutje dhe do të ketë kohëzgjatje prej dy vitesh.

Arsyeja e dënimit të shqiptuar është thyerja e rregullave të transferimeve të lojtarëve të rinj nga Spezia.

“Komiteti Disiplinor i FIFA sanksionon Spezia Calcio, për shkelje të rregullave që rregullojnë transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”, thuhet në deklaratën e FIFA.