ZYRTARE: Cikalleshi bëhet me skuadër të re

51
SHARE

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka zyrtarizuar edhe lëvizjen e tij në këtë merkato janari.

Ai bën me dije se është larguar nga Goztepe prej hapësirave të pakta, dhe faktit që tashmë mund të kalonte tek një ekip tjetër në Turqi.

“Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për 2 arsye. E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin te pakta dhe për shume arsye kjo vazhdoi shumë gjatë! E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit!”, shpjegon Cikalleshi.

Bomberi kavajas, bën me dije se është klubi i Akhisarsporit, i cili ka blerë kartonin e tij nga Omsanlispori, që e kishte lënë në huazim te Goztepe, dhe tashmë ka firmosur për 3.5 vite.

“Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3,5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!”, sqaron futbollisti i Kombëtares shqiptare.