Zidane dhe 4 emrat tjerë që mund ta zëvendësojnë Mourinhon te Manchester United

94
SHARE

Jose Mourinho është më afër se kurrë largimit nga Manchester Unitedit, sipas mediave në Angli.

Tekniku portugez po kalon në periudhën më të vështirë të tij si trajner, pas humbjes që skuadra e tij e pësoi ndaj Tottenhamit të hënën mbrëma.

Fundjavën e kaluar, ekipi u portugezit pësoi humbje shokuese nga Brighton & Hove Albion, kurse në ndeshjen e fundit, United u deklasua 0:3 nga Tottenhami në “Old Trafford”.

Kjo humbje, ishte më e thella në shtëpi në karrierën e 55-vjeçarit.Gjasat që ai të shkarkohet tani janë të mëdha, derisa mediat britanike kanë listuar edhe 5 emrat që mund të jenë pasuesit e tij.

Si kandidati numër një, shihet ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, që këtë verë u largua nga “Santiago Bernabeu”.Zidane pritet që shpejt të kthehet në menaxhim, por me të është lidhur edhe gjiganti tjetër evropian, Juventusi.

Trajneri aktual i Juventsit, Massimiliano Allegri shihet si opsioni tjetër për Manchester Unitedin, nëse klubi vendosin ta shkarkojnë Mourinhon.

Emri i tretë është trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pocchettino, që mbrëmë i dhuroi “leksion” Mourinhos.Dy emrat tjerë të mundshëm, janë legjenda e klubit, Ryan Giggs, dhe Antonio Conte, të cilin Chelsea e largoi këtë verë.