Zanetti zbulon objektivat e Interit në Europa League

66
SHARE

Short bujar mund të cilësohet ai për Interin, me zikaltërit që do përballen me Rapid Vienna në fazën e 1/16-ave të Europa League. I këtij mendimi është edhe zëvendës-presidenti i milanezëve, Javier Zanett që thotë se shorti shkoi mirë, por paralajmëroi skuadrën se në këtë kompeticion nuk ka ndeshje të lehta.

“Shkoi mirë, por e dimë që nuk ka sfida të lehta“,-tha Zanetti për “Sky”.

“Ne do të duhet të shohim se ku jemi në shkurt, por duam të jemi protagonistë. Afërsia është e dobishme për ne, kur është një udhëtim i afërt në mbrëmjen e së enjtes është më e thjeshtë. Ne jemi të zhgënjyer për Ligën e Kampionëve, por ne duhet të përqendrohemi te Europa League tani. Është një garë prestigjioze. Është plot me skuadra që janë të vështirë të përballen dhe fitorja do t’i sjellë prestigj në klub. Do ta përballojmë atë në mënyrën më të mirë dhe shpresojmë të arrijmë deri në fund. Ne mund të jemi protagonistë, duke fituar një trofe që do të ishte i rëndësishëm”.-deklaroi ish-mbrojtësi i zikaltërve.