Ylli i Ligue 1 refuzon ‘pagë astronomike’ nga Newcastle United

214
SHARE

Newcastle Unitedi ka hasur në një pengesë në biznesin e tyre për transferimet e janarit, me yllin e Lyonit, Lucas Paqueta, që raportohet se ka refuzuar një transferime në St James’ Park.

Sipas mediumit Footmercato, braziliani refuzoi një ofertë me ‘pagë astronomike’ nga Newcastle, të cilët ishin të gatshëm t’i paguanin mesfushorit plot 850 mijë euro në muaj apo diçka më shumë se 10 milionë euro në vit.

Por, Paqueta nuk duket të jetë i motivuar nga nxitja e madhe financiare e një lëvizjeje në Tyneside dhe është i lumtur në Lyon.

Thuhet se ai do të konsideronte një lëvizje vetëm në një klub të profilit më të lartë se Lyon në Evropë, i cili duket se përjashton ‘Laraskat’.

Paqueta ka qenë në formë të mirë për ‘Les Gones’ këtë sezon, pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar katër asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Newcastle ka qenë i lidhur me lojtarë të shumtë që nga marrja e pronësisë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në muajin tetor.

Klubi pritet të investojë shumë para në janar në përpjekje për të dalë nga zona e rrezikshme, pasi ka mbledhur vetëm 10 pikë nga 17 ndeshje deri më tani.

Ata renditen në vendin e 19-të në tabelë dhe kanë një udhëtim të vështirë sot (e diel) te kampionët në fuqi, Manchester City.

Sa i përket Lyonit, ata do të përballen me Metz në Ligue 1 të mërkurën mbrëma, dhe aktualisht janë në vendin e 13-të në tabelë me 25 pikë nga 17 ndeshje.