Ylli i Bayern refuzoi 40 milionë euro në vit

136
SHARE

Kur thua Franck Ribery, automatikisht ke futur në një shportë fjalë si besnikëri, frymëzim, sakrificë dhe shpirt.

Mesfushori i Bayern-it ka një jetë që luan në Mynih dhe ka premtuar se në qytetin jugor të Gjermanisë do të mbyllë jo vetëm karrierën, por edhe… jetën e tij.

Po, ai është francez, por ndihet thuajse si gjerman. Nuk e ka joshur dot as Kina, atje ku futbolli më shumë luhet me para, se me këmbë dhe top.

Siç raporton “AZ”-ja, 34-vjeçarit verën e shkuar iu ofruan 40 milionë euro për një vit nga një klub kinez dhe gjithashtu një përqindje e konsiderueshme nga të ardhurat e marketingut. Ai do të bëhej një nga lojtarët më të paguar në botë, por nuk ka pranuar.