Vjen thirrja e ashpër për Sami Lushtakun: Tregoi emrat e 5 personave, ti ke përfituar milionat si…

72
SHARE

“Në PDK janë shumica që kontrollojnë gjithçka. Nga të varfër që kanë qenë, janë shndërruar në njerëzit më të pasur në Kosove. Sikur të kishim shtet të mirëfilltë, me qindra politikanë dhe bishta të tyre sot do të ishin mbrapa grilave”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Apostrofimi dhe akuza në “shifra” pa emër i Sami Lushtakut të PDK-së, sipas të cilit janë në këtë parti janë 4-5 persona që duhet te largohen nga PDK-ja me turpin më të madh pasi kontrollojnë gjithçka në Kosovë, analistët politikë theksojnë se kjo është një nga akuzat më qesharake që mund të dëgjohen nga njerëz të këtij kalibri, pasi sipas tyre shumica e PDK-së janë të tillë, të lidhur me krimin e korrupsionin, dhe nuk kanë se çka i thonë njëri tjetrit.

Analisti, Faik Krasniqi ka thënë për “Kosova Sot Online” se akuzat e Lushtakut janë të pa baza derisa ai nuk përmend emra dhe derisa edhe ai është vetë pjesë e një grupi të tillë.

“Prandaj nuk e thotë me emër e mbiemër, sepse rrjeti i PDK-së me të inkriminuarit që e drejtojnë këtë parti është i gjerë dhe vërtetë kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediet dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirë informuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Sami Lushtaku është njëri nga përfituesit më të mëdhenj në Kosovën e pas luftës. Ka përfituar milionat si pjesë e PDK-së, dhe imazhit të të fortit. Do të ishte mirë që Lushtaku t’i tregojë emrat se kush janë ata 4-5 persona në PDK që e kanë bllokuar Kosovën dhe kontrollojnë gjithçka”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Krasniqi thotë se shumica në PDK janë të atij grupi por nuk kemi shtet ligjor dhe nuk merret askush me ta.

“Në PDK janë shumica që kontrollojnë gjithçka. Nga të varfër që kanë qenë, janë shndërruar në njerëzit më të pasur në Kosove. Sikur të kishim shtet të mirëfilltë, me qindra politikanë dhe bishta të tyre sot do të ishin mbrapa grilave, dhe pasuria e tyre do konfiskohej”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.