Vjen oferta e parë për Lukaku pas krizës që ka Chelsea!

172
SHARE

Atletico Madrid është i interesuar për yllin e Chelseat, Romelu Lukaku, pavarësisht se iu bashkua klubit londinez vetëm në fillim të këtij sezoni.

Lukaku iu bashkua Chelseat vitin e kaluar për një tarifë prej 97.5 milionë funte, duke thyer rekordin e transferimeve të “Bluve”.

Sipas “Super Deporte”, Diego Simeone është një fans i madh i sulmuesit belg dhe janë të interesuar ta sjellin në Madrid nëse i krijohet mundësia këtë verë. Lukaku ka arritur vetëm pesë gola në ligë këtë sezon, pasi ka luftuar për t’u përshtatur me jetën në Premierligë.

Lukaku thuhet se dëshiron të largohet nga klubi, sipas “Gazzetta dello Sport”, ndërsa Chelsea mund ta ketë të vështirë të gjejnë një klub të gatshëm për të nënshkruar me sulmuesin, për shkak të tarifës që kushtoi për ta sjellë në “Stamford Bridge”.

Chelsea do të dëshirojë të rikuperojë shumicën e parave që pagoi për 28-vjeçarin, gjë që mund t’i kushtojë skuadrave të interesuara.

Chelsea është në formë të shkëlqyer javët e fundit, pjesërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera të Kai Havertz. Reprezentuesi gjerman ka luajtur në rolin e qendërsulmuesit dhe ka shënuar katër gola në po aq ndeshje.

Me ringjalljen e Havertz dhe Armando Brojën që performojnë mirë në huazim, problemet e Chelseas në sulm mund të zgjidheshin.