Vjen De Jong, Barcelona i vendos në shitje tre yje

954
SHARE

Barcelona e ka zyrtarizuar sot transferimin e Frenkie De Jong nga Ajaxi për 75 milionë euro. Mesfushori holandez do t’i bashkohet katalonasve gjatë verës që vjen.

Barca thuhet se i ka vënë në shitje tre yjet e skuadrës, transmeton Gazeta Express.

Sipas “AS”, skuadra e Ernesto Valverdes ka vënë në listën e largimeve 3 lojtarë: Ivan Rakiticin, Philippe Coutinhon dhe Samuel Umtitin.

Largimi i këtyre lojtarëve jo vetëm do të mbulojë faturën financiare që solli blerja e De Jong, por edhe do t’i mundësojë klubit katalonas që të investojë në blerjen e yllit tjetër nga Ajax, qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt.