Van Nistelrooy flet si trajner, tregon skuadrat që nuk do t’i drejtojë kurrë

465
SHARE

Ruud Van Nistelrooy po hedh hapat e tij të parë si trajner.

Ish-“bomberi” holandez, është në krye të ekipit të të rinjve të PSV Eindhovenit dhe ka pranuar për mediet holandeze se qëllimi i tij është të marrë drejtimin e ekipit të parë.

45-vjeçari, duke folur për opsionet e mundshme, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me skuadrat që i ka pasur rivale të urryera si futbollist.“Ajaxi dhe Feyenoordi nuk janë opsione për mua. Në AND-në time mbizotërojnë gjenet e PSV-së.

Është e mundur që të marr një tjetër klub holandez, por që nuk është në majë. E njëjta gjë ndodh me Barcelonën. Kurrë nuk do të bëhem trajner i tyre, sepse jam shumë I lidhur me Realin e Madridit,” – deklaroi Ruud van Nistelrooy.

Por është një figurë e njohur e futbollit holandez që ka thyer barrierat, duke qenë pjesë e tri ekipeve më të mëdha në Holandë, si futbollist dhe trajner.

“Ronald Koeman ka qenë në treshen e madhe të Eredivisies, Ajax, Feyenoord dhe PSV. Dhe jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Kjo është arsyeja pse Ronald Koeman është unik, është Ronald Koeman.”