Tre emra të ri dhe një yll botëror, prurjet e Barcelonës për sezonin e ri

91
SHARE

Largimi i Neymar në drejtim të PSG ka lënë arkën e Barcelonës në një pozitë të favorshme financiare.

Nga shitja e brazilianit, Barcelona përfitoi 222 milionë euro, duke investuar në prurjet e Paulinhos, Dembele dhe Coutinho.

Këto prurje ndihmuan që Barcelona të fitoi dy trofe, atë të La Ligas dhe Kupës.

Por, synimet e katalanëve për sezonin tjetër duket të jenë më të mëdha, e kjo ka bërë që ata të mendojnë për prurjet e reja.

Shtypi katalan raporton se Barcelona në verën e vitit 2018 do të tentojë të nënshkruaj me katër emra, Antoine Griezmann (27 vjeç), Arthur (21), Carles Alena (20) dhe Frenkie De Jong (20).