Trajneri i Izraelit debuton kundër Shqipërisë, ja çfarë thotë për ndeshjen e 7 shtatorit

54
SHARE

Andreas Hercog u emërua në krye të stoli të Kombëtares izraelite dhe ka si detyrë që të arrijë rezultate pozitive dhe kualifikim në turnet ndërkombëtar.

Austriaku Hercog do të përfitojë në krye të stolit të Izraelit një shifër të majme, e cila kap vlerën e 350 mijë eurove në vit.

I njohur si “Maradona i Alpeve” që nga koha kur ishte futbollist, Hercog do ta ketë debutimin e tij pikërisht ndaj Shqipërisë në datën 7 shtator në “Elbasan Arena”.

Pas emërimit në krye të stolit, Hercog është shprehur se e pret me padurim takimin me Shqipërinë, duke e konsideruar një ndeshje të madhe dhe se i nevojitet shumë informacion për Shqipërinë.

“Në shtator më pret një ndeshje e madhe ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve dhe deri atëherë duhet që të grumbulloj shumë informacion për kundërshtarin. Është një ndeshje të cilën mezi po e pres.

Kohët e fundit, Izraeli nuk ka arritur të bëjë mirë në kualifikuese dhe nuk ka qenë në nivelin që të gjithë duam, por unë do të mundohem ta përmirësoj këtë gjë”, u shpreh Hercog.