S’ndalet Milani në merkato, në negociata me Barcelonën për Firpon

48
SHARE

AC Milani është duke biseduar me Barcelonën për mbrojtësin Junior Firpo dhe shpreson të arrijë marrëveshje për huazimin me mundësi blerje.

Sipas Calciomercato, ideja për përforcim është bërë reale dhe tani nuk shihet si i pamundur kalimi i Firpos në “San Siro”.

Milani është në bisedime me Sufiel Abdelkader, babai i Brahim Diazit dhe njëkohësisht agjenti i Firpos dhe duke marrë parasysh lidhjen e mirë, marrëveshja mund të arrihet lehtë.

Gjiganti italian synon vetëm të paguajë huazimin me mundësi blerje, kurse Barcelona kërkon plotë 20 milionë euro.

Por, “Rossonerët” janë duke provuar përmes negociatave që këtë çmim ta zbresin në 15 milionë euro