Skuadra e Vala Superligës shkarkon trajnerin!

129
SHARE

Takimit të djeshëm me Besën dhe barazimit pa gola, kryesia e Klubit të Futbollit Vëllaznimi ka mbajtur një mbledhje dhe duket se klubi që udhëhiqet nga kryetari Agim Cana ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore në shtabin teknik të ekipit të parë.

Ekipi që sivjet do të luajë në finale të Kupës së Kosovës, por katër xhiro para fundit është duke luftuar për ti ikur barazhit në Superligë, me sa duket do të hyjë në fazën e fundit me trajnerë të rinj.

Burime të Insportit brenda klubit nga Gjakova kanë bërë të ditur se klubi ka vendosur të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Gojani dhe ndihmësit e tij.

“Vendimi pritet të zyrtarizohet sot më vonë gjatë ditës. Njerëzit e klubit janë ftuar edhe për një mbledhje sot dhe aty do të zyrtarizohet gjithçka” ka pohuar një burim i redaksisë. Redaksia e Insportit ka kontaktuar me trajnerin Gojani, i cili ka thënë se “po pres takimin me zyrtarët e klubit dhe më pas mund të konfirmoj nëse lajmi është i vërtetë apo jo”.

Zyrtari i klubit Blerim Vula, po ashtu ka folur për Insportin, por ka udhëzuar që të kontaktojmë direkt Kryetarin e klubit Agim Canën duke mos dhënë detaje dhe duke mos qenë në gjendje të konfirmojë shkarkimin.Sidoqoftë, Vula konfirmoi informatën se dje ka pasur një takim të Kryesisë së klubit.

Image result for arsim gojani