Sa është fatura e rrymës për stadiumin “Fadil Vokrri”?

302
SHARE

Kostoja e mirëmbajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri” pas renovimit, arrin shifër goxha të lartë.

Aktualisht Federata e Futbollit të Kosovës është duke u përkujdesur për mirëmbajtjen e këtij objekti.

Sipas burimeve të Indeksonline, vetëm fatura e rrymës për një muaj ka shkuar deri në 12 mijë euro kur Kosova ka zhvilluar ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Ndërsa gjatë dimrit kur nuk ka pasur aktivitete fatura e ka arritur deri në 6 mijë euro, transmeton Gazeta Olle.

Në përgjithësi, duke llogaritur edhe mirëmbajtjen e aseteve tjera të stadiumit kostoja totale shkon deri në 20 mijë euro.