Sa do të fitonte Raiola nga marrëveshja e Pogba nëse do ekzistonte ‘tarifa e agjentëve’

72
SHARE

FIFA njoftoi një kufi në tarifat e agjentëve nga sezoni i ardhshëm, që, sipas “La Gazzetta dello Sport”, do të thotë që Mino Raiola do të kishte marrë 5-6 milionë euro nga kalimi i Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United, në vend të 54 milionë euro.

Një raport i FIFA-së tregon se 500.8 milionë dollarë (rreth 443.65 milionë euro) janë shpenzuar për tarifat e shërbimeve ndërmjetëse në vitin 2021, 183.18 milionë euro prej tyre mes klubeve angleze dhe italiane.

FIFA njoftoi planet për të vendosur një kufi prej 10 për qind në tarifat e agjentëve nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, bisedimet midis të gjitha palëve të përfshira janë ende në vazhdim dhe kufiri i vendosur nga FIFA përfundimisht mund të jetë rreth 6 për qind.

Gazeta italiane shpjegon se si kjo do të ndikonte në Mino Raiola, një nga agjentët më të mëdhenj në botë dhe një nga klientët, Paul Pogba.

Francezi iu bashkua Manchester United në një transferim 100 milionë euro nga Juventusi në vitin 2016. “Me një kapak prej 6 për qind, Raiola do të kishte marrë 5-6 milionë euro komisione nga Pogba në vend të 54 milionë euro”, thuhet në raport.

Kjo sepse kufiri do të bazohet në pagën e lojtarit në vend që të jetë një tarifë e vendosur nga klubet dhe agjentët.

Pogba është ndër ata që janë në dispozicion si agjent i lirë nga janari, me kusht që të mos nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Manchester United në dy javët e ardhshme.

Shumë yje të tjerë evropianë do të shohin që marrëveshjet e tyre të skadojnë në qershor, duke përfshirë Lorenzo Insigne, Kylian Mbappe dhe Franck Kessie