Roma gjen zëvendësimin e Fonsecas

94
SHARE

AS Roma është duke kërkuar një trajner të ri për arsye se nuk janë të kënaqur me Paulo Fonseca.

Drejtuesit e Romës kësisoj kanë kontaktuar me disa emra, ku njëri prej tyre është edhe emri i Massimiliano Allegrit.

Emra të tjerë kanë qenë në këtë listë, sikurse ai i Maurizio Sarrit e madje edhe Luciano Spalletitt.

Megjithatë, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Romës, mbetet Allegri. Kushtet e këtij të fundit janë ‘rrogë prej shtatë milion eurove në sezon dhe përmbushje të kërkesave për transferime gjatë verës.

Drejtuesit e Romës kanë kontaktuar emra si Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri e Luciano Spalletti për ta marrë drejtimin e klubit.

Roma do të luajë ndeshjen e saj gjatë ditës së sotme ndaj Spezias, e mund të jetë rasti i fundit që Fonseca të tregojë vetën e tij