I riu i Chelsea Musonda, kërkohet nga dy klube të mëdha europiane

82
SHARE

Inter dhe Sevilla thuhet se janë të interesuar për një marrëveshje huazimi për të riun e Chelsea, Charly Musonda.

Belgu, 21 vjeç, sapo ka vënë lapsin në letër për një kontratë të re afatgjate.

Por me vetëm dy paraqitje nga stoli në ligë këtë sezon, Musonda mund të lejohet të lërë Stamford Bridge për një lëvizje huazimi në janar.

Voetbal pretendon se lojtari është i kërkuar nga Interi dhe Sevilla, si dhe nga ish-skuadra Real Betis, transmeton Transferimet.net

Antonio Conte tashmë ka zbuluar se do të flasë me Musonda dhe do të zgjidh së shpejti të ardhmen e tij në periudhë afatshkurtër.

Por italiani është i sigurt se do të preferonte një klub që ofron mundësi të luaj standart mes tani dhe verës.