Reali po vuante në fushë, Bale i tërbon të gjithë me veprimin absurd!

333
SHARE

Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Skuadra e Zinedine Zidanes është turpëruar në mes të “Santiago Bernabeut” duke u mposhtur nga Real Sociedad me rezultatin 3-4.

Gareth Bale nuk ishte i grumbulluar në ndeshjen e kupës, por sipas kontratës me klubin uellsiani duhet të ishte prezent në stadium, të paktën deri në minutën e 80′ të ndeshjes.

30-vjeçari po shikonte ndeshjen deri në minutën e 82′ dhe më pas la shkallët e stadiumit në momentin kur skuadra e tij po humbiste me shifrat 1-4. Sulmuesi humbi golat e 2-4 dhe 3-4.

Një lëvizje e tillë tregon dhe njëherë dëshirën e tij për të parë futboll dhe ekipin e tij duke luajtur. Nuk është hera e parë që uellsiani e bën një veprim të tillë ndërsa tifozët tërbohen duke e ofenduar në rrjetet sociale.