Real Madrid ka fituar pa shumë vështirësi 3-0 ndaj Leganes në 1/8-at e Copa del Rey. Sergio Ramos zhbllokoi rezultatin 1 minutë nga fundi i pjesës së parë me një penallti të dyshimtë. Mbrojtësi arriti në kuotën e 100 golave në karrierë, një shifër e pazakontë për një mbrojtës
Në pjesën e dytë ishin Vinicius dhe Lucas ata që vulosën fitore teksa në fund u fut në fushë edhe blerja e re Brahim Diaz duke debutuar me Los Blancos.