Real Madridi prezanton blerjen 35 milionëshe (VIDEO)

68
SHARE

Mbrojtësi i djathtë spanjoll, Alvarto Odriozola, sot edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i Real Madridit.

Transferimi ishte kompletuar para disa ditësh, ndërsa sot lojtari ka shkelur për herë të parë në “Santiago Bernabeu” me fanellën e bardhë të kampionëve të Europës.

Odriozola gjatë prezantimit tha se është një nder i madh që është pjesë e Realit, skuadër të cilën gjithmonë e ka ëndërruar.

Ai premtoi se do të japë maksimumin për këtë fanellë, në mënyrë që të shpaguajë besimin e dhënë nga klubi.

Odriozola u transferua nga Real Sociedad për 35 milionë euro.