Real Madridi me transferim ‘bombë’ në janar

124
SHARE

Real Madridi po planifikon që të bëjë një transferim befasues në janar.

Skuadra spanjolle kërkon që të përforcohet edhe më shumë në fazën ofanzive, andaj tashmë ka një shënjestër.

Real Madridi dëshiron që në janar ta transferon anësorin e Lyonit, Nabil Fekir, përcjell ORAinfo.

Francezi ishte shumë afër që të kalonte në verë te Liverpooli, mirëpo për shkak të një lëndimi të vogël, këta të fundit tentuan ta ulnin çmimin, duke bërë që marrëveshja të dështoj.

Kështu, Real Madridi është duke tentuar që t’i marr shërbimet e tij në afatin e dimrit.