Ranieri shpërthen ndaj lojtarit të tij: ‘Ai nuk më respektoi, doja ta vrisja’

2134
SHARE

Kryetrajneri i Fulham, Claudio Ranieri është shprehur i nervozuar me futbollistin e tij, Aboubakar Kamara, pasi ky i fundit morri përgjegjësinë për penallti dhe e humbi atë.

Kamara nuk pranoi t’i japë topin serbit Aleksandar Mitrovic, i cili është gjuajtësi i zakonshëm i 11-metërshave në Fulham, dhe nuk arriti ta konkretizojë në gol, transmeton Transferimet.net.

“Ai nuk më respektoi mua, klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët. Bisedova me të, kjo nuk është në rregull,” tha Ranieri për BBC.

Foto: BBC Sport

“I thashë Aboubakar Kamara-s që t’ja dorëzonte topin Aleksandar Mitrovic-it, ai është njeriu që gjuan penalltitë. Është e pabesushme ajo që bëri ai. Doja ta vrisja.”

Por ndryshe nga Ranieri, Mitrovic u tregua më i qetë kur u pyet për bashkëlojtarin e tij:

“E patëm një konflikt të vogël dhe mendoj se gjuajtja e penalltive është puna ime. Ai nuk mendoj kështu por unë e respektoj këtë. E kam bërë edhe vetë në të kaluarën.

“Nuk e kam problem, ai e humbi dhe kjo është pjesë e futbollit. Ai e ndryshoi lojën pas inkuadrimit në pjesën e dytë.”