Raiola paralajmëron largimin e De Ligt

136
SHARE

Menaxheri i Matthijs De Ligt, Mino Raiola, ka bërë të ditur se mbrojtësi holandez është gati të bëjë një hap të ri.

22-vjeçari mund të largohet nga Juventusi pasi është i pakënaqur me situatën e tij te “Zonja e Vjetër”.

“De Ligt është gati për të bërë një hap të ri”, deklaroi Raiola.

Holandezi këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje në Serie A.

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.