PSG pranë goditjes “braziliane”, pagesa e fshehur për t’ia hedhur UEFA-s

751
SHARE

Pasi ka konsideruar shumë 35 mln euro që Zeniti ka kërkuar për mesfushorin Leandro Paredes, Paris SG është hedhur në sulm për një mesfushor që këto tre vitet e fundit në Itali ka rënë në sy dhe është dalluar ndër më të mirët.

Bëhet fjalë për brazilianin e Napolit, Allan, për të cilin drejtuesit francezë janë takuar me presidentin e axurrëve, De Laurentis, edhe pse ky i fundit e ka quajtur vetëm një “takim mes miqsh, pasi njihemi. Nuk më kanë kërkuar asnjë lojtar. Sigurisht, nuk më pëlqen të flas për para dhe merkato. Të shohim…”.

Fjalë që fshehin të vërtetën. Allan është objektivi i PSG dhe De Laurentis kërkon jo më pak se 100 milionë euro. Por, problemi quhet fair play financiar dhe “morsa” e UEFA-s. Sepse, PSG nuk mund të shpenzojë shuma të ccmendura pasi është nën vëzhgim. Kështu, po mendon për një strategji të ccuditshme, ose më saktë, që e ka bërë edhe më parë.

Nëpërmjet sponsorizimit te Napolit nga “Qatar Airways” për vitet në vazhdim, do të paguhej pjesa tjetër e shumës 60 mln euro që do të zyrtarizohen për këtë transferim. Në anën tjetër, Allan mezi pret të shkojë te miku i tij Neymar. Akordi për rrogën është gjetur dhe janë vënë në pjatë 8 mln euro në sezon për brazilianin, të cilin Napoli e bleu nga Udinese për vetëm thuajse 11 milionë euro. Ky është sezoni i katërt i Allanit në “San Paolo”.