Provë e vështirë me Chelsean, ja çfarë thotë trajneri i Barcelonës

58
SHARE

Barcelona nesër do të ketë një përballje të vështirë, kur do të luajë ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Ernesto Valverde thotë se katalanasit janë gati dhe dëshirojnë kalimin në çerekfinale.

“Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, por ne duam kalimin në fazën tjetër të kësaj gare. Ne e kemi menduar këtë takim që një kohë të gjatë”, tha Valverde gjatë konferencës për mediat.

Valverde foli edhe për gjendjen e Ousmane Dembele, për të cilin tha se është gati për të luajtur nga fillimi.