Presidenti Thaçi për këtë deputet të VV-së: Ka qenë anëtarë i SHIK-ut, nuk e mora në PDK

42
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar publikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, se ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Gjatë një debati me njëri-tjetrin në Komisionin Hetimor për “Gylenistët” në Kuvendin e Kosovës, Thaçi ka thënë deputetit të VV-së se pasluftës e kishte refuzuar anëtarësimin e Kurteshit në PDK.

“E di ti kur të kam refuzu me ardhë në parti kur je kanë anëtar i SHIK-ut”, ka thënë Thaçi, teksa ka vazhduar: “Kur kom pas poena politik, shtatë herë ju kam mujtë; s’e kam ndërmend me u kthy ma në atë kohë.”

Ndërkaq, Kurteshi ka thënë se “kjo është shpifje e Hashim Thaçit”.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar Komisionin Hetimor për “Gylenistët” se kanë angazhuar si ekspert ligjor të këtij komisioni një njeri të Lëvizjes Vetëvendosje.Po ashtu, presidenti ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë gylenistëve vitin e kaluar, pasi ka thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni.

Thaçi ka aluduar se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje.“Instistoj. Eksperti ndërkombëtar, a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, ka thënë Thaçi.