Po largohet mjegulla! Zbulohen detaje të reja të Gani Thaçit, ja bashkëpunimet me UDB-në dhe tradhtia ndaj UÇK-së

1704
SHARE

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ZKZ-së e pastaj ish-anëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, ka dhënë detaje të reja për Gani Thaçin, vëllain e presidentit të Kosovës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe njëherë se Gani Thaçi ka qenë mik i Ivica Stanishiqit.

Sipas tij, Thaçi ishe operatori më i vlefshëm i UDB-së gjatë luftës në Kosovë, i cili e dëmtoi rënd UÇK-në dhe komandantin Adem Jasharin e Zahir Pajazitin.

Miftari gjithashtu thotë se shumë gjëra interesante që janë të dobishme për publikun që të i dinë në këtë kohë kur gjithçka ende është megull se kush ishte Gani Thaçi, çfarë funksione ka kryer gjatë luftës dhe si u pasurua pas luftës.

Për më shumë, më poshtë sjellim të plotë shkrimin e Naim Miftarit:

Paska dal ”Miki” në pension a, e nga UDB a është pensionua akoma apo hale ..?

Paska dalur në pension vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Ganiu njeriu që duke shitur qaja rusi në Drenicë u ba multi milioner😜, qenka pensionu miku i Ivica Stanishiqit (Stanishiçi që në burgun e Hagës ju lavdëronte Fatmir Limës e atyre tjerëve kinse na mundi NATO se sa për ju kam pasur çdo informacion për secilin komandant në Drenicë..!).

Qenka pensionu njeri që kur e vrejti që UÇK në Drenicë ku komandanti Adem Jashari kishte filluar të dyshonin në të dhe për ta përmirësua imazhin edhe të Hashim Thaçit me ndihmën e UDB arrestoj vetveten me alamet akuzash për disa javë u mbajt kinse në burgun e në Mitrovicë por u liru çuditshëm, paska shku në pension operatori ma i vlefshëm i UDB gjatë tërë luftës që e dëmtoj shumë rënd krejt UÇK sidomos komandantin dhe bashkëluftëtarët e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.

Paska shku ne penzjon akteri i takimeve sekrete në Brezovic,Troj,Beli Dvor,, me UDB para dhe gjat luftes
Paska shkuar ne pension “pronari e qendrës tregtare në Shtime” objekt që e futi në KOS_UDB shërbimi sekret ushtarak Serb, paska dal ne pension njeriu që përmes Kartonit të Gjelbër HARAQIT për veturave nga paslufta gjer me sot ju plaçkiti bashkatdhetarëve tanë nga emigracioni mbi 260 milion euro bashk me Bahxhet dhe Rrahim Pacollin.

Paska dal në pension njeriu që me revole TT aksidentalisht plagosi vetveten në prapanicë dhe tentoj ta lidhte rastin e tij me sulmin e inskenuar kinse sulmin në shtëpinë e atëherë kryeministrit Hashim Thaçi në Dragodan ku akuzoni Ramush Haradinajn kinse për at vepër krejt të inskenuar.

Paska dal në pension bosi që me bandën e vet rrahi Etrur Rrustemin atëherë shef i PTK, paska dal ne pension Bossi që shoferi i ti këtë vit 2019 u zu në Kosovë me 115 kilogram Heroin të ardhur nga Turqia, paska dal në pension babai i deputetes të PDK boksieri që para ca muajsh grushtoj disa drejtor të Sigurimeve në Prishtinë, me të vërtet keq koka bë pasi Kosovës dhe popullit tonë shqiptar përgjithësi i duhet akoma ky njeri, këta njerëz, kjo familje e pa zavensushme për kontributin e dhënë për Kosovën dhe lirinë e Kosovës dhe për ndemjen e saj me Serbinë.

Qenka penzjonu njeriu që ju kishte dorzuar parat në një autopark rruga Prishtinë – Fush Kosovē vrasve që vran në prit pastaj Bekim Kastartit, Bekim Dajakut dhe plagosjes të Gani Gecit …

President nese mendon se jemi ka shpifum e etiketojm pa lidhje për ju dhe ata tuat… denoncom në gjykatat dhe të ata prokurorët kukullat e juaja por një gjykim i till gjithsesi do jet e hapur për publikun 🙄..!