Përveç futbollit, Leao ka një talent tjetër, ai do të publikojë një album

57
SHARE

Ylli i skuadrës së AC Milan, Rafael Leao, do të publikojë albumin e tij të parë si reper më 29 janar.

Portugezi bëri të ditur për këtë gjë në llogarinë e tij zyrtare në instagram, përmes një ‘story’.

Titulli i këtij albumi do të jetë “Fillimi” apo në gjuhën angleze “Beginning”.

Leao nuk është lojtari i parë i Serie A që përpiqet të hyjë në botën e repit, pasi portieri i Atalanta Gollini lëshoi ‘Rapper coi guanti’ (Rapper me doreza) nën emrin Gollulous në 2018.

Ai kishte marrë pjesë në një këngë të publikuar nga BGang, të quajtur ‘Longe’.