Përfundon ndeshja, Sevilla – Barcelona, në Kupën e Mbretit

343
SHARE

Ka përfunduar ndeshja e parë në mes të Sevillës dhe Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit.

Sevilla e ka fituar përballjen e parë ndaj Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit me rezultat, 2:0.

Goli i parë në ndeshje u shënuan vetëm në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë kishte disa shanse të mira për gol, por që nuk u konkretizuan.

Pablo Sarabia e kaloi Sevillën në epërsi në minutën e 58’, ndërsa vendasit e dyfishuan rezultatin me anë të Ben Yedder (76’).

Katalonasit në këtë ndeshje ishin pa Leo Messin, që u la në pushim nga Ernesto Valverde, ndërsa Kevin Prince Baoteng bëri debutimin e tij.

Barcelona do të shpresoj ta përmbys rezultatin në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/