Përfundojnë të gjitha ndeshjet në Europa League, ja skuadrat pranë kualifikimit

66
SHARE

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e mbrëmjes në Europa League.

Chelsea ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Dinamo Kievit, duhe hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinale të këtij kompeticion.

Golat për londinezët i shënuan Pedro (17’), Willian (65’) dhe Hudson-Odoi (90’)

Ndërsa edhe Napoli mori një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Salzburgut, me Hysajn që luajti 90 minuta si titullar.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Milik (10’), Ruiz (18’) dhe autogoli i Onguene (58’).

Gjithashtu Interi barazoi pa gola ndaj Frankfurtit, ndërsa Arsenali u mposht 3-1 përballë Rennes.

Duelet e kthimit aty ku do vendosen fatet e kualifikimit do të luhen javën e ardhshme më 14 mars.

Ja rezultatet e sotme në Europa League: