Pas Mbappe, edhe një yll i PSG dëshiron kalimin te Real Madrid

629
SHARE

Një tjetër lojtar i Paris Saint Germain është interesuar për një kalim te Real Madridi.

Pas Kylian Mbappe, Pablo Sarabia ka vendosur si objektiv kalimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madridit.

‘El Nacional’ shkruan se lojtari spanjoll e ka si dëshirë primare rikthimin në Spanjë.

29 vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Sporting, ku po luan si i huazuar.

Sporting e pëlqen shumë lojtarin, por nuk kanë fondet e mjaftueshme për transferimin e kartonit të tij.

Sarabia ka bërë të qartë se nuk dëshiron qëndrimin te PSG. Ai shpreson për transferim në Madrid, në klubin ku nisi karrierën.