Pas Juventusit, autoritetet italiane bastistin edhe zyret e Interit

110
SHARE

Kampioni i Serisë A, Inter Milan, ishte klubi i fundit që iu bastisën zyret nga policia financiare të martën, si pjesë e hetimit në vazhdim për kontabilitetin e rremë.

Autoritetet kishin bastisur zyrat e Juventusit muajin e kaluar për të mbledhur informacion mbi transferimet e lojtarëve dhe marrëveshjet e agjentëve midis 2019 dhe këtij viti.

Interi tha se dokumentet e kërkuara prej tyre kishin të bënin me shitjen e lojtarëve në sezonet 2017-18 dhe 2018-19.

“Kërkesa është bërë nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos për të verifikuar që fitimet përkatëse kapitale janë regjistruar në mënyrë korrekte në llogari”, tha Inter në një deklaratë. “Pasqyrat financiare të klubit janë hartuar në përputhje me parimet më rigoroze të kontabilitetit. .

“Asnjë punonjës i Interit nuk po hetohet”, shtoi klubi. “Nuk ka asnjë akuzë. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, këto janë hetime paraprake”, është thënë ndër të tjerash në komunikatën e klubit zikaltër.