Pas bisedimeve, dy arsye ndikuan që Zidane të refuzojë Manchester United!

404
SHARE

Trajneri Zinedine Zidane thuhet se ka refuzuar shansin për të drejtuar Manchester Unitedin.

Tekniku francez ishte favorit për stolin e Man United, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” vendosen për shkarkimin e Solskjaer menjëherë pas humbjes turpëruese nga Watford dhe Zidane menjëherë u bë favorit.

Por, Cope raporton se gjiganti i Premierligës duhet të shoh diku tjetër. Thuhet se Zidane tashmë ka folur me Unitedin dhe iu ka thënë se është në pushime.

Arsyeja kryesore është që Zidane nuk është i përgatitur për të stërvitur një klub anglez dhe gruaja e tij nuk dëshiron të jetojë në Manchester.

Thuhet se Zidane dëshiron pëlqehet nga PSG me Mauricio Pochettinon që gjithashtu është i lidhur me klubin anglez.

Ndërkohë, ende s’ka asgjë konkrete se kush do ta marrë stolin e 20 herë kampionit të Anglisë.