Nuk u transmetua në TV, ja momenti kur tifozi sulmon Ribery

2225
SHARE

Një situatë jo e këndshme nuk është transmetuar nga regjia kryesore në ndeshjen ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Real Madridit.

Një tifoz i skuadrës spanjolle është futur në fushën e blertë për të sulmuar Franck Ribery, shkruan “Corriere dello Sport”, raporton Syri.net.

Më pas forcat “security” vepruan për ta neutralizuar agresorin.

Ribery ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë por nuk arriti të shënojë dhe në këtë mënyrë Reali është me një këmbë në gjysmëfinale pasi fitoi 2-1 ndaj Bajernit të Mynihut.