Nga Portugalia: Liverpool me ofertë 70 milionë euro për 19 vjeçarin

108
SHARE

Gjiganti portugez Benfica raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Liverpool për talentin Joao Felix.

Siç njofton gazeta Correio da Manha, ‘Të Kuqtë’ kanë bërë ofertë 70 milionë euro për 19 vjeçarin, përcjell Transferimet.net.

Mirëpo presidenti i Benfica-s, Luis Felipe Vieira beson se kjo tarifë e dërguar nga skuadra e Jurgen Klopp nuk është e mjaftueshme për të marrë senzacionin portugez, i cili së fundi ka nënshkruar një kontratë të re me klauzolë 120 milionë euro.

Correio da Manha shton se së bashku me Liverpool, në garë për lojtarin janë edhe disa klube të tjera, midis tyre Manchester City, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Monaco.

Mesfushori ka zgjuar vëmendje të madhe që nga debutimi i tij ndërsa inkuadrimi në formacionin startues ka bërë që performancat e tij të vëzhgohen nga një numër më i madh i skautëve nga Evropa.

Felix është poashtu në faqen e parë të gazetës Record, që pretendon se Manchester United, Manchester City dhe Barcelona kanë interesim për lojtarin dhe se trajneri i Portugalisë Fernando Santos po mendon ta ftojë atë në skuadrën e përfaqësueses.