Neymar gjendet në Sao Paolo momentalisht ku po merr pjesë në turneun “Neymar Jr’s Five”, dhe i pyetur se cili do të ishte ekipi i tij ideal prej pesë futbollistëve, ai ka zgjedhur një ekip pothuajse tërësisht brazilian.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit Neymar i ka zgjedhur tre brazilian, veten dhe Lionel Messin në pesëshen e tij ideale.
“Messi, Dani Alves, Thiago Silva dhe Gabirel Jesus”, është përgjigjur Neymar në pyetjen se cili do të ishte ekipi i tij ideal me përbërje prej pesë futbollistëve.
Turneu, i cili organizohet tash e tri vite nga fondacioni i Neymarit, luhet me pesë lojtarë (pa portier).