Newcastle United nuk di të ndalet? E kontakton Interin për Dzekon

64
SHARE

Ka raportime në Angli se Newcastle United do të tentojë një lëvizje në janar për sulmuesin e Interit, Edin Dzeko.

Sipas Daily Mail, Newcastle United është i përgatitur të shpenzojë shumë të konsiderueshme parash për të rikthyer Dzekon në Premier League.

35-vjeçari boshnjak nuk ka gjasa të largohet nga Nerazzurri në mes të sezonit, pasi sapo u bashkua si lojtar i lirë nga Roma gjatë verës,raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, Interi nuk do të mendojë ta lërë veteranin të largohet, pasi ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 paraqitje këtë sezon mes Serie A dhe Champions League.

Newcastle u ble nga fondi i investimeve të Arabisë Saudite PIF, por ka vetëm një fitore në Premier League deri më tani këtë sezon dhe është në vendin e parafundit.