Neymar la fushën në lot ndeshjen e djeshme kundër Strasbourg për Coupe de France, të cilën e fituan me rezultatin 2-0. Sulmuesi doli nga loja n ë minutën e 62’-të pasi zuri keq këmbën e tij të majtë.
Gjithsesi për brazilianin nuk kanë munguar kritikat nga kundërshtarët edhe pse ai doli i dëmtuar pa e prekur asnjë lojtar i Strasbourg. Mesfushori Anthony Gonaclves, i cili i dha një goditje të fortë Neymar-it në një rast nuk tregoi mëshirë në fund të ndeshjes.
Neymar got injured!
Serious ankle twist, left the pitch in tears! pic.twitter.com/QQTnpIXakB— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) January 23, 2019
“Është stili i tij. Por, nëse luan ashtu mos u anko nëse merr disa shqelma”, tha ai, “Ai është lojtar i madh dhe e respektoj, por ne nuk jemi këtu që ai të argëtohet me ne. Nuk jemi këtu që ai të duket bukur”, vijoi më tej Goncalves.
Ndërkohë që trajneri Thomas Tuchel u pa shumë i nevrikosur gjatë gjithë ndeshjes, madje duke i bërtitur edhe arbitrave sepse ata nuk po mbronin lojtarët e tij nga ndërhyrjet e ashpra.
Dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë është i njëjtë me atë që pësoi sezonin e kaluar dhe e la jashtë Botërorin në Rusi. Tashmë te PSG dhe vetë Neymar është i frikësuar se mund të ketë një ripërsëritje të atij dëmtimi dhe mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Manchester United për Champions League.