Në Serie A, 98% e lojtarëve janë të vaksinuar, në Angli 25% nuk duan të vaksinohen

65
SHARE

Rreth 98 për qind e lojtarëve në klasën elitare të futbollit italian morën dy doza vaksine, raportoi Seria A.

Seria A nuk u godit fort nga pandemia këtë sezon, dhe numri i rasteve pozitive midis lojtarëve mbeti relativisht i ulët. “Le të luajmë të gjithë rolin tonë dhe të vaksinohemi për veten tonë dhe për të mbrojtur njerëzit më të brishtë”, shkroi Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë në Twitter.

Instituti Kombëtar Italian i Shëndetit (ISS) tha të mërkurën se varianti delta ishte ende i përhapur në vend, me shifrat zyrtare që tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të variantit omicron që nga 15 dhjetori ishte 28.

Situata është në kontrast të plotë me Anglinë, gjashtë ndeshje janë shtyrë në për shkak të epidemisë pasi Omicron përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Shifrat e fundit nga Premier League për vaksinat që nga mesi i tetorit tregojnë se 81% e lojtarëve kanë marrë një dozë dhe 68 për qind dy.

Liga angleze e futbollit (EFL), ku gjendet skuadrat nga liga e dytë deri te e katërta, njoftoi të enjten se 25 % e lojtarëve nga 72 klube nuk kanë ndërmend të vaksinohen.