Ndryshojnë planet e Juventusit, ylli i Atleticos zbarkon në Torino?

808
SHARE

Lëndimi së fundmi i Juan Cuadrado ka ndryshuar planet e Juventusit në merkato.

‘Bianconerët’ janë në kërkim të një sulmuesi anësor, dhe kanë kontaktuar Atletico Madrid për Yannick Carrasco, raporton Gianluca Di Marzio.

Duke ditur se verën e kaluar, Atletico kishte refuzuar ofertën 60 milionë euro nga Barcelona për lojtarin, duket pothuajse e pamundur që ata të lejojnë largimin e tij në këtë afat kalimtar.

Besohet se ky qëndrim i tyre mund të thyhet vetëm një ofertë shumë të lartë për yllin belg.

Sidoqoftë, Juventus do të vazhdojë të eksplorojë të gjitha mundësitë për të mbyllur një marrëveshje në orët e ardhshme.