Ndryshime të ‘çmendura’ për Mbappe – ‘tradhton’ Realin për kalimin te Liverpool

390
SHARE

Kylian Mbappe është i hapur për t’u bashkuar me Liverpoolin, sipas raportimeve të bujshme, me ngjarjet në 24 orët e fundit që “ndryshuan rrënjësisht” planet e të ardhmes për futbollistin francez.

Sulmuesi 23-vjeçar është lidhur shumë me një kalim te Real Madrid prej disa kohësh. Në fakt, besohej gjerësisht se francezi do t’i bashkohej “Los Blancos” në verë pas katër vitesh në Paris Saint-Germain.

Por në një kthesë shokuese, mediumi spanjoll “Sport” ka sugjeruar se Mbappe tani po mendon seriozisht një kalim në Premierligë, me Liverpoolin që përmendet si skuadra e interesuar.

Raporti vazhdon duke pretenduar se Liverpool po përpiqet të bindë lojtarin përmes trajnerit Jurgen Klopp.

Të martën mbrëma, Mbappe shënoi golin e fitores ndaj Real Madridit në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Kupës së Botës mbeti shumë i zemëruar me cilësinë e skuadrës së Carlo Ancelottit.

Prandaj, ka vendosur të presë dhe të reflektojë për të ardhmen, gjë që do të jetë një goditje për presidentin e Madridit, Florentino Perez, i cili është qartësisht i etur për ta sjellë lojtarin në “Santiago Bernabeu”.