Napoli kontakton me Barcelonën për Rakitic

12
SHARE

Duke dashur të rikuperojë disa para, klubi i Barcelonës do të donte që ai të shkonte diku tjetër, mirëpo Ivan Rakitic ka plane të tjera për të ardhmen e tij kur do edhe një vit që t’i përfundojë kontrata me klubin katalanas.

Megjithatë, interesim për futbollistin kroat ka pasur nga Juventus dhe Sevillia. Por këta dy skuadra nuk janë të vetmet, pasi radio “Kiss Kiss” raporton se edhe Napoli është e interesuar për shërbimet e Rakitic.

Radio napolitane raporton se drejtuesit e klubit italian e kanë telefonuar kroatin dhe i kanë bërë disa pyetje në lidhje me planet që ka për të ardhmen. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh.