Mourinho ‘kapet’ me Jurgen Klop: Ai bën çfarë të dojë

122
SHARE

Jose Mourinho i ka lëshuar një “shigjetë” Klopit në lidhje me injorimin e Kupës FA, duke thënë se ai është një trajner që bën çfarë të dojë.

Trajneri i Liverpoolit nuk ishte në stol ndeshjen e mbrëmshme kundër Shrewsbury dhe hodhi në fushë një formacion U-23.

“Klop është Klop. Ai bën çfarë të dojë. Ai bën atë që bordi i kërkon atij të bëjë apo i lejon atij të bëjë. Ai bën atë që rregullat i lejojnë atij të bëjë apo nuk i lejon të bëjë”, theksoi tekniku i Tottenham.

I pyetur nëse ai do të ndiqte shembullin e Klopit, portugezi tha: “Nëse më pyesni nëse preferoj të luaj nesër (sot) apo do të preferoja t’i kisha djemtë me pushime, do të preferoja që të luaja nesër”.