Milioneri gjerman me ofertë zyrtare për të marrë në menaxhim klubin e famshëm kosovar

71
SHARE

Duket se më fund problemet për klubin e madh kosovar, KF Liria do të marrin fund shumë shpejt, shkruan Insporti.com.

KF Liria sezonin që shkoi ishte pjesë e Superligës por nuk arriti të ruante statusin pasi përfundoi në pozitën e parafundit në tabelë dhe nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në rangun e dytë të fubtollit të Kosovës “Ligën e Parë”.

Përveç problemeve të shumtë në ‘fushën e gjelbërt’ Liria në vitet e fundit ka pasur probleme edhe ekonomike, duke qenë e zhytur në borxhe.

Megjithatë, ditë të mira për klubin nga Prizreni do të vijnë shumë shpejt.

Një burim i Insportit bën të ditur se ish drejtori sportiv i klubit gjerman, Hannover 96, Franz Berger ka bërë një ofertë zyrtare për të marrë nën menaxhim klubin prizrenas.

Insporti mëson se oferta e Berger është bërë muajin e kaluar dhe se është duke pritur vetëm vendimin e kuvendit komunal të Prizrenit.

Rreth kësaj ofertë ky burim i Insportit bën të ditur se komuna e Prizrenit të martën pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për ta shqyrtuar ofertën e Bergerit.

Gjasat që kjo ofertë të pranohet janë të mëdha, pasi grupet komunale të partive janë pajtuar dhe kanë harmonizuar punimet që situata e KF Lirisë të ndryshojë për të mirë.

Berger ua ka prezantuar plan-projektin e tij që përfshinë investime kapitale, duke nisur nga rregullimi i infrastrukturës së klubit dhe akademisë së klubit. Ai për tre vitet e para i ka garantuar zyrtarët komunal se do të investon mbi tre milionë euro.

Insporti po ashtu ka mësuar se Berger edhe vitin e kaluar ishte i interesuar për të marrë nën menaxhim klubin, por që kishte hasur në vesh të shurdhër.

KF Liria gjatë gjithë sezonit ka pasur probleme të mëdha ekonomike, pasi ka nisur sezonin e zhytur në borxhe prej 148,758.52 euro, përkundër mbështetjes së vazhdueshme nga komuna e Prizrenit me mbi 200 mijë euro.

Ky mund të jetë një tjetër hap tejet i rëndësishëm për futbollin kosovar, pas atij të KF Ferizaj. KF Ferizaj të dielën mbylli procesin e privatizimit duke u shndërruar në shoqëri aksionare. Klubi nga qyteti i Ferizaj tashmë ka një pronar të huaj. Ish-futbollisti Anglez, Brian Deane me grupin tij, Benjamin James Rees, Oliver Codrington kan marrë 51% të aksioneve te klubit , ku kanë premtuar një organizim shumë të mirë, dhe deklaruan se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Deane është ish futbollist i cili ka shkruar histori në futbollin anglez, pasi ka shënuar golin e parë në formatin “Premier Ligë” në vitin 1992.

Liria e përfundoi sezonin në pozitën e 11-të me 28 pikë të grumbulluara nga 33 xhiro të zhvilluara.

Është një mëkat i madh se në çfarë gjendje është një klub me renome si Liria, klub që është njohur gjithmonë për nxjerrjen e futbollistëve me emër, siç është tani Vedat Muriqi i cili ka karrierën e ka filluar te Liria dhe të dielën kompletoi transferimin e tij te gjiganti turk, Fenerbahce.

Liria do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar nën udhëheqjen e trajnerit shkodran, Samuel Nikaj i cili tashmë po cilësohet si ekspert për ngjitjen e klubeve në Superligë. Nikaj sezonin e kaluar e bëri me KF Vushtrrinë, ndërsa vite më parë e kishte bërë me Flamurtarin e Vlorës.

Kush është Franz Berger?

Francz Berger i lindur më 27 nëntor të vitit 1953 në qytetin e Munchen të Gjermanisë, është duke synuar marrjen e menaxhimit të klubit futbollistik “KF Liria” të Prizrenit, shkruan Insporti.com.

Image result for franz gerber

Berger është një ish futbollist gjerman i cili karrierën e ka filluar me klubin e madh të njohur gjerman, FC Bayern Munchen në vitin 1971. Më pas, ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për St. Pauli, Hannover 96, ESV Ingolstad. Karrierën si futbollist aktiv ai e ka përfunduar me klubin e St. Paulit. Berger është golashënuesi më i mirë në histori të St. Pauli që prej kur është formuar Bundesliga 2.

Pas pensionimit si futbollist aktiv, Berger kishte vazhduar të merret me futboll por si drejtor sportiv i klubit gjerman, TuS Celle FC. Më pas kishte provuar vetën edhe si trajner i kësaj skuadre. Me të përfunduar aventurën në Tus Celle, ai ishte rikthyer si drejtor sportiv në Hannover 96 për vite më radhë, shkruan Insporti.com.

Aktualisht ai është drejtor sportiv i klubit gjerman, FC Gießen që bën gara në rangun e pestë të futbollit gjerman “HESSENLIGA”.

Pasuria e tij sipas revistës së njohur “Forbes” është 13 milionë euro. /Insporti.com/