Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimovicit

410
SHARE

Milan, ka në shënjestër sulmuesin çek Patrik Schick si profilin ideal për të zëvendësuar 40-vjeçarin Zlatan Ibrahimovic.

AC Milan ka filluar të planifikojë për jetën pas Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka shënuar 7 gola në 10 paraqitje në ligë duke qenë golashënuesi më i mirë i Milanit deri më tani.

Rruga e Zlatanit përfundon duke e zgjatur kontratën e tij edhe për një vit, por, megjithatë, kuqezinjtë po kërkojnë të gjejnë zëvendësuesin e tij.

Tuttosport raporton se AC Milan po shikon sërish Patrik Schick. Sulmuesi i Bayer Leverkusen po kalon një sezon të mrekullueshëm në Gjermani duke shënuar 16 gola në 13 paraqitje në Bundesligë deri më tani.

Schick gjithashtu bëri shkëlqyeshëm me kombëtaren çeke në Kampionatin Evropian duke shënuar 5 gola dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut përkrah Cristiano Ronaldos.